Lajmet e Fundit

Vetëvritet Ambasadori i Serbisë në NATO

By Unknown - 12/5/12

Ambasadori i Serbisë në NATO ka kryer vetëvrasje, duke kërcyer nga një parking në aeroportin e Brukeslit. Kryeministri serb, Ivica Daçiq, e ka konfirmuar vetëvrasjen e Branisllav Millinkoviqit, duke e cilësuar si “ngjarje tragjike”.“Policia belge po vazhdon hetimet dhe është e qartë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Se cilat janë motivet ose arsyet, është vështirë të përcaktohet. Natyrisht, kjo është një ngjarje tragjike dhe unë shpreh ngushëllimet e mia për familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Serbisë”, ka thënë Daçiq.Mediat serbe thonë se ai ka kërcyer nga një ndërtesë shumëkatëshe, para një zyrtari të lartë të Ministrisë së Jashtme serbe.Serbia nuk është anëtare e NATO-s, por ka përfaqësuesin e saj në selinë e aleancës në Bruksel.Vdekja përkon me takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.Millinkoviq ishte emëruar ambasador i Serbisë në NATO në vitin 2009.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Vetëvritet Ambasadori i Serbisë në NATO"

Leave a Reply