'Shtetësia për shqiptarët' përçan politikën
By Unknown - 12/5/12
Vendet e Ballkanit perëndimorë duhe të punojnë për integrimin e tyre në BE dhe NATO duke shfrytëzuar përvojat e vendeve evropiane, kështu nga VMRO-DPMNE-ja komentojnë deklaratën e kryeministrit shqiptarë Sali Berisha, për dhënien e shtetësisë gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Ndërkohë RDK-ja e Osmanit donëse përshëndet deklaratën e Berishës vlerëson se kjo është paksa e vonuar. “Mendoj se në shekullin 21 duhet të gjejmë mënyra se si të gjitha shtete në Ballkan ti përcjellin tendencat evropiane të integrimit dhe afrimit në bazë të parimeve të përfitimeve kulturore dhe civilizuese të cilat si përvoja mund ti thithim nga vendet perëndimore ”, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“Ne si RDK mendojmë se ky vendim për shtetësi për gjithë shqiptarët është vendim i vonuar, duke u nisur nga fakti se shqiptarët e meritojnë këtë sepse kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e shtetit shqiptarë dhe në zhvillimin e tij. Nënshtetësia shqiptare do të jetë një siguri shtesë edhe për shqiptarët e Maqedonisë pasi Shqipëria është një vend anëtare e NATO-s dhe ky vendim do të jetë edhe një kontribut për shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar”., tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.
Ndërkohë partitë më të mëdha politike shqiptare si BDI dhe PDSH, nuk deshën të prononcohen rreth deklaratës së kryeministrit shqiptarë Sali Berisha.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "'Shtetësia për shqiptarët' përçan politikën"