'Pofix' i Tetovës u bë pronar dominues i 'Edinstvo'
By Unknown - 12/5/12
Kompania e Tetovës "Pofix" mbetet pronari i "Edinstvo" SHA Tetovë. Komisioni për letra me vlerë i Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit të mbajtur dje, mori vendim me të cilin konfirmohet për ofertëtn e suksesshme për blerjen e aksioneve të zakonshme nga "Edinstvo" SHA Tetovë, ndërsa të dhëna nga "Pofix" SHPK Tetovë.
Siç njoftoi Komisioni për lerta me vlerë, oferta për blerje u pranua nga 53 pronarë të aksioneve të zakonshme që parashtruan deklarata për gjithsej 651.322 aksione të zakonshme, që paraqert 74,00495 për qind nga numri i përgjithshëm i aksioneve të zakonshme të dhëna nga "Edinstvo" SHA Tetovë. Oferta për blerje kishte të bënte me 880.106 aksione të zakonshme me të drejtën e votimit dhe 7.445 aksioneve prioritare, të gjitha të lëshuara nga "Edinstvo" SHA Tetovë. Pofix SHPK Tetovë si ofrues, letrat me vlerë i ka blerë me çmime prej 145 denarë për aksion.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "'Pofix' i Tetovës u bë pronar dominues i 'Edinstvo'"