Lajmet e Fundit

Thaçi mirëpret deklaratën e Berishës për shtetësinë

By Unknown - 12/5/12


Shqiptarët kudo që jetojnë kanë të drejtë të ndihen si pjesë e kombit shqiptar, andaj deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha është shumë e drejtë. Kështu deklaroi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. Ndërkohë RDK-ja e Osmanit, ndonëse përshëndet deklaratën e Berishës vlerëson se kjo është paksa e vonuar. Ndërsa BDI-ja përmbahet nga komenti. “Mirë është shumë, e drejtë është , kryeministrit shqiptarë donë ti bindë  dhe mendoj se ka arrit efekt dhe rezultat se secili shqiptarë pavarësisht se ku jeton  a në Veles apo në Tuz, të ndjehet pjesë e kombit shqiptarë. Kjo është një politikë shumë e drejtë sipas meje”, tha  Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së
“Ne si RDK mendojmë se ky vendim për shtetësi për gjithë shqiptarët është vendim i vonuar, duke u nisur nga fakti se shqiptarët e meritojnë këtë sepse kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e shtetit shqiptarë dhe në zhvillimin e tij. Nënshtetësia shqiptare do të jetë një siguri shtesë edhe për shqiptarët e Maqedonisë pasi Shqipëria është një vend anëtare e NATO-s dhe ky vendim do të jetë edhe një kontribut për shqiptarët e bashkuar në Evropën e bashkuar”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së 
Por, VMRO-DPMNE mendon krejtësisht ndryshe. Sipas saj, vendet e Ballkanit perëndimor duhet të punojnë për integrimin e tyre në BE dhe NATO duke shfrytëzuar përvojat e vendeve evropiane.
“Mendoj se në shekullin 21 duhet të gjejmë mënyra se si të gjitha shtete në Ballkan  ti përcjellin tendencat evropiane të integrimit dhe afrimit në bazë të parimeve të përfitimeve kulturore dhe civilizuese të cilat si përvoja mund ti thithim nga vendet perëndimore”, tha  Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ditë më parë kryeministri shqiptar Sali Berisha, nga Vlora ku mbajti mbledhje të qeverisë deklaroi se Kombi është një dhe çdo shqiptar meriton shtetësinë shqiptare, pavarësisht se në cilin shtet jeton.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Thaçi mirëpret deklaratën e Berishës për shtetësinë"

Leave a Reply