Lajmet e Fundit

Ekonomistët udhëheqës të FMN-së Oliver Blanshard dhe Denel Lejt përpiluan raport pune me titull: -Gabime në parashikimet e rritjes dhe mutiplikatorëve fiskalë,  në të cilën i rezymojnë gabimet e tyre në parashikimet për efektet e masave për kursim në ekonomitë botërore.
Edhe pse problemi tashmë e theksuam në tetorin e vitit të kaluar,  dokumenti i ri me  formula matematikore tregon se parashikimet ishin të gabueshme kur është llogaritur efekti i kufizimeve të rrepta dhe kursimet në vendet siç janë Greqia, Portugalia dhe Spanja,  transmeton televizion kroat RTL.
-Vlerësojmë se në ekonomitë e përparuara konsolidimi fiskal fuqishëm i planifikuar është shoqëruar me rritje të ulët nga ajo që pritej,  me atë që kjo marrëdhënie ishte posaçërisht e shprehur, statistikisht dhe ekonomiksht, në fillim të krizës. Parashikimet dukshëm e kanë nënçmuar rritjen e papunësisë dhe rënien e konsumit vendor, lidhur me konsolidimin fiskal, shkruan në raport.
Edhe pse në fillimin e raportit theksohet se ai nuk i shpreh qëndrimet zyrtare të FMN-së, nuk mund të anashkalohe evidentimi i nënshkrimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar  i cili me Bashkimin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane rekomanduan masa të rrepta të kursimit. Nga dy institucionet e tjera tani për tani ende nuk ka indikatorë për atë që programi  i dakorduar i kursimit duhet ose të ngadalësohet ose të modifikohet.
FMN tani edhe zyrtarisht këshillon kursime më të vogla buxhetore për shkak të rritjes së paparashikueshme të vazhdueshme të papunësisë dhe mungesës së rritjes ekonomike.
Portugalia e cila në vitin 2011 patjetër duhet të kërkojë ndihmë për  kthimin e borxhit nga FMN-ja, tani kërkon revizion të masave  të  imponuara për kursim. Më saktë, gjykata e atjeshme veçmë i shpalli si antikushtetuese një serë masash për kursim, ndërsa para vitit të tretë me radhë të recesionit, shkalla e papunësisë u rrit në 17 për qind, ndërsa mes të rinjve arrin edhe deri në 40 për qind.
Blanshard dhe Lejt parashikojnë se konkluzionin e tyre duhet të analizohen, gjegjësisht të zbatohen me kujdes të madh, sepse nuk ekziston një  multiplikator për të gjitha kohërat dhe për të gjitha vendet.

Belgjika bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel. Prej disa ditësh shqiptarët që zbresin në aeroportin e kryeqytetit belg nuk lejohen të hyjnë në Bruksel por shoqërohen drejt një kampi refugjatësh.Shqiptarët të cilët janë ndaluar në aeroport tregojnë se kanë dokumente të rregullta dhe ndalimi i tyre është i padrejtë. Mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, ndërsa një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini janë larguar nga kampi pas negociatave me autoritetet belge. Një telefonatë e mbërritur në redaksinë e Tv A1 REPORT e një prej shtetasve informoi për ndalimin e shqiptarëve në aeroportin e Brukselit. Një grup prej 20 shqiptarësh janë ndaluar me të zbritur në aeroportin e Brukselit dhe prej 5 ditësh janë vendosur në një kamp emigrantësh.APELI NGA KAMPIZef Tanushi tha për tv A1 REPORT se të gjithë ishin të pajisur me dokumente të rregullta.-Po mbahemi pa asnjë shpjegim prej ditësh të bllokuar. Mes nesh ishte dhe një Drejtor policie i një qarku, një biznesmen të cilët mundën të largoheshin"- tha Tanushi në lidhje telefonike nga kampi i refugjatëve në Bruksel. Tanushi një qytetar nga Lezha tregon se mes tyre është dhe një fëmijë 4 vjeçar i cili kishte ardhur në Bruksel për një ndërhyrje kirurgjikale në veshka, por dhe një drejtor policie i një qarku të Shqipërisë dhe një biznesmen i fuqishëm duralumini. Sipas Tanushit këta dy të fundit pas negociatave janë larguar nga kampi.DESHMITARJANjë grua nga Korça thotë se ndodhet me dokumente të rregullta-Na hoqën në veçanti dhe na lanë në kamp. Unë kam ardhur në Bruksel më datën 3 shkurt. Na kanë thënë se do ju kthejmë pas datës 7 shkurt. Vendet e BE-së janë të shqetësuar për shtimin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë. Pikërisht dhe ndalimi i sotëm i 20 shqiptarëve mund të ketë lidhje me këtë fakt. Ndalimi ndodh në një moment kur në Bruksel ka negociata që vazhdojnë në lidhje me pezullimin e përkohshëm të liberalizimit të vizave.



Një ushtarë turk vrau tre pjesëtarë të armatës në një pikë të armatës në provincën Sirt, në pjesën juglindore të Turqisë, ndërsa më pas ka kryer përpjekje të pasuksesshme për vetëvrasje.
Ushtari i paidentifikuar ka hyrë në pikën në fshatin Pervar dhe ka hapur zjarr me armë automatike mbi ushtarët të cilët ndodheshin atje.
Tre ushtarë janë vrarë para se ai ta drejtojë armën drejt vetes. Sulmuesi me lëndime të rënda është transferuar në spitalin ushtarak në Sirt.

Në mënyrë të fshehur, rreth 40.000 deri 50.000 qytetarë, anëtarë ose simpatizantë të opozitës, për disa muaj janë zhdukur nga listat zgjedhore, ka bërë të ditur portali "Mak Borba", duke u thirrur në informatën e një funksionarë të PCER.
Nga kjo parti për portalin ne fjalë kanë deklaruar se në lagjën "Shutka", në Lagjen "Trizla" të Prilepit dhe në lagjen "Bairo" të Manastirit, në listat zgjedhore mungojnë ndërmjet 900 deri 1.400 vota në krahasim me numrin e zgjedhjeve të kaluara, thuhet në web-site. Sipas të të njëjtëtit burim, veprime të këtilla ka edhe në pjesët tjera të Maqedonisë. (plusinfo)
Mbrojtësi i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, ka insistuar se ai më përpara do të kishte pasur dëshirë të ketë në ekip Franck Riberyn se sa Cristiano Ronaldon.
 Frandcezi ka qenë në formë të lartë për Bayernin këtë sezon, ndërsa është Lahm ai që thotë se Ribery është më i mirë se sa Cristiano Ronaldo.
“Unë më përpara do të kisha pasur dëshirë ta kem në ekip Franck Riberyn se sa Cristiano Ronaldon. Ribrey nuk është lojtar egoist, por kënaqet me bashklojtarët”, ka potencuar Lahm. 
Një qendër sociale për integrimin e emigrantëve, me kurse për mësimin e gjuhës gjermane për të huajt. Pas vitesh të tëra diskutimesh, mund të jetë ky fati i shtëpisë austriake ku 20 prillin e 1889-ës lindi diktatori nazist Adolf Hitler.
Pushteti lokal i qytezës Braunau, që me Ministrinë e Brendshme menaxhon prej dekadash ndërtesën në pronësi të një zonje austriake që ruan anonimatin, po merr në konsideratë kthimin e godinës në një qendër sociale. 
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja austriake “Kurier”, sipas të cilës organizata Volkshifle, që në gjermanisht do të thotë “ndihmë për popullin”, i është përgjigjur me interes ofertës së bërë nga këshilli bashkiak për kthimin e shtëpisë së diktatorit në strehë për emigrantët.

Kompania gjermane, Lernstift ka krijuar një stilolaps që kur gaboni ai dridhet, dhe ka për synim t'u mësojë të rinjve të shkruajnë siç .
Përdoruesi ka mundësinë të zgjedhë mes dy funksioneve: kaligrafinë, kur stilolapsi të jep sinjalin që fjala që ke shkruar nuk lexohet qartë dhe ortografi, kur stilolapsi të jep sinjalin që fjala është shkruar me gabime.
Krijuesit Falk dhe Mandy kanë thën se frymëzimin e morën nga djali i tyre, që në fillimet e veta kishte vështirësi me shkrimin. Çmimi ende nuk dihet, por sigurishtë që i lirë nuk do jetë.