TOPI I ARTË: MESI, RONALDO DHE INIESTA FINALISTË
By Unknown - 12/4/12
Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta janë tre finalistët të cilët do të garojnë për fitimin e ‘Topit të Artë’ për sezonin e kaluar. Fituesi i këtij çmimi do të mësohet më 7 janar të 2013, ndërsa kjo është hera e pestë që Ronaldo të gjendet në mesin e tre finalistëve, deri sa 2008 u shpall fitues. Ndërkojë Mesi ishte i trei në vitin 2007, i dyti 2008, ndërsa fitoi ‘Topin e Artë’ tre vitet e fundit, 2009, 2010 dhe 2011. Andres Iniesta vitin 2010 u ndal në pozitën e dytë. Ndërkohë në mesin e finalistëve për trajner të vitit janë Del Boske, Guardiola dhe Murinjo. Kandidatë për çmimin ‘Ferenc Pushkash’ për golin më të bukur të 2012, janë Nejmar, Falkao dhe Stoh.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "TOPI I ARTË: MESI, RONALDO DHE INIESTA FINALISTË"