Saraçini: Investoni në efikasitetin energjetik
By Unknown - 12/4/12
“Kompanitë duhet të investojnë në drejtim të efikasitetit energjetik. Kështu, ato jo vetëm që do të kursejnë, por do të jenë edhe më konkurruese”. Ky ishte mesazhi që ministri i Ekonomisë Valon Saraqini iu dha krerëve të EVN-Maqedonisë, Verner Hengst dhe TAV- Maqedonisë Zoran Krstevski. Ata thonë se në kohën kur energjia elektrike po shtrenjtohet, kompanitë vendore duhet të kujdesen patjetër për mënyrat se si e shpenzojnë rrymën e shtrenjtë dhe si mund të kursejnë atë. TAV-Maqedoni, me aeroportin Aleksandri i Madh është një ndër kompanitë e para që kanë vendosur sistem të tillë rregullues të shpenzimit të rrymës.
“Në fillim vendosëm sistem BMC i cili mundëson menaxhim më të mirë të objektit. Në të është edhe sistemi SKADA që mundëson tregimin e rrymës së shpenzuar madje parashikon edhe optimalizimin e energjisë që do ishte e nevojshme për cilindo funksion në aeroport. Me 100 mijë eurot e investuara në këtë sistem, tashmë kemi 20për qind ulje në shpenzimin e energjisë elektrike”, deklaroi Zoran Krstevski, menaxher i përgjithshëm i TAV- Maqedoni.
Kryetari i Këshillit Drejtues të EVN-Maqedonisë Verner Hengst, u bëri thirrje të gjitha kompanive vendore të ndjekin shembullin e TAV-Maqedonisë, në mënyrë që të rikthejnë paratë e investuara në këtë sistem.
“Efikasitet energjetik do të thotë, të fitosh efekt të njëjtë me harxhime më të vogla të energjisë elektrike dhe me më pak shpenzime. Kjo është shumë e rëndësishme në kohë kur energjia elektrike bëhet produkt gjithnjë e më i shtrenjtë”, u shpreh Verner Hengst, Kryetari i Këshillit Drejtues të EVN-Maqedoni.
“Sipas përvojës së deritanishme dhe zbatimin e efikasitetit energjetik në objektet publike, kursimet vjetore të shpenzimit të energjisë elektrike shkojnë nga 40-50 për qind. Ky është edhe një fakt që tregon se kursimet janë të mëdha”, deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.
Platforma për efikasitet energjetik, “Mendo dhe kurse” filloi të realizohet nga tetori i këtij viti, e realizuar nga ministria e Ekonomisë dhe EVN- Maqedoni.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Saraçini: Investoni në efikasitetin energjetik"