Lajmet e Fundit

Do të ndërtohet hotel në fund të paqësorit

By Unknown - 12/4/12

Mysafirët e hoteleve luksoze rrallë herë vizitën e tyre e identifikojnë me përjetime të mëdha. Por një mundësi të këtillë do ta ndjejnë vizitorët e ardhshëm të hotelit “Posedon” që do  ndërtohet në Oqeanin Paqësor jo larg ishujve Melanezia. Përvojë e paharrueshme dhe pamje në mbretërinë nënujore të Paqësorit. Kompleksi turistik do të jetë i vendosur dhjetëra metra nën ujë dhe në të do të ketë 25 apartamente, kateteri, restorant dhe foaje të madhe. Me çmim prej 2 mijë dollarëve në ditë, vizitorët do të mund të kënaqen në fundin e detit, pavarësisht nëse ato gjenden në dhomën e gjumit, kateteri apo në pishinë. Admiruesit e aventurave nënujore do të mund të huazojnë edhe një nëndetëse të vogël dhe t’i hulumtojnë bukuritë e afërta të shkëmbinjve koral. Ky projekt është vepër e arkitektit Brus Xhons. Më mbresëlënëse në tërë projektin, është sistemi i cili mundëson që pjesë të hotelit ngrihen në sipërfaqen e detit dhe në to të bëhen intervenime dekorative apo teknike. Grumbullimi i parave për ndërtimin e hotelit është nga fundi, ndërsa kompania ndërtimore pohon se i tërë projekti në ishullin privat do të jetë gati për dy vite.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Do të ndërtohet hotel në fund të paqësorit"

Leave a Reply