Reagon Bexheti: S'do jem kurrë rrogëtar i Gruevskit
By Unknown - 12/5/12
Pas akuzave të ngritura nga deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela kundrejt minstrit të drejtësisë, Blerim Bexhti në lidhje me rastin "Monstra" ka reaguar kabineti i ministrit, i cili hedh poshtë çdo akuzë kundrejt tij.
"Deklarata e ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti bazohen në analiza të plota dhe profesionale konformë ligjeve nacionale dhe konventave ndërkombëtare, gjë që jep të kuptohet se nuk ka asnjë manipulim të stilit të deputetëve dhe kreut të partisë opozitare, PDSH siç në kohën e tyre, sikurse ishte rasti i Brodecit, bastisjeve të shtëpive, nënçmimeve të burrave-baballarëve përpara fëmijëve dhe rrahja brutale nga ana e organeve me të cilat udhëhiqnin kuadrot e asaj partie, ku viktimat e pafajshme vetë ata i shpallnin fajtor dhe organizata kriminele që destabilizokan rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, pa asnjë farë turpi dhe përgjegjësie morale.
Ne edhe njëherë përsërisim se për rastin ‘Monstra’ do të sigurojmë një proces objektiv dhe të paanshëm të bazuar në fakte dhe argument", thuhet në reagimin e kabinetit të minsitrit Bexheti.
"Përkujtojmë deputetin Sela se Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti as nuk është as kurrë do të jetë rrogëtar i kryeministrit, përkundrazi ministri Bexheti i implementon në praktikë programin e Bashkimit Demokratik për Integrim, parti e cila është pjesë e koalicionit qeveritarë që për bazë e kanë vullnetin dhe legjitimitetin nga qytetarët të shprehur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011", thuhet në reagimin e ministrisë së drejtësisë, citon Zhurnal.
Ndërsa, sa i përket pohimeve të deputetit Sela lidhur me Ligjin për amnisti, përkatësisht interpretimit autentik të këtij ligji, kabineti i Bexhetit thekson se pas interpretimit autentik organet gjyqësore në Republikën e Maqedonisë eksoficio dhe pa asnjë vonesë vepruan sipas ligjit në fjalë dhe sot nuk kemi asnjë të burgosur për vepër penale lidhur me konfliktin e vitit 2001.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Reagon Bexheti: S'do jem kurrë rrogëtar i Gruevskit"