Greva, mjekët do ta padisin inspektoratin
By Unknown - 12/4/12
Mjekët nga sindikata e pavarur e Qendrës Klinike paralajmëruan padi kundër Inspektoratit Shtetëror të Shëndetësisë për kontrollet që po kryejnë në institucionet shëndetësore publike. Ata thonë se kontrollet pikërisht gjatë kohës së grevës, është i paligjshëm.
“Vetë akti i tillë i inspektimit masiv, në kohë të grevës së përgjithshme, është jo legjitim. Këshillat e para që morëm lidhur me këtë, janë se ... do të ngremë padi, do paditim Inspektoratin shtetëror të Shëndetësisë për kontrollet e tilla. Ata bëjnë inspektim dhe kontroll për punën e rregullt në kushte greve kur po punohet për punë minimale, dhe madje, vetëm në rastet urgjente”deklaroi Dejan Stavriq, kryetar i SPQK.
Ndërsa mjekët nga Sindikata e Pavarur e Qendrës së Klinikave thonë se janë përkujdesur për të gjitha rastet urgjente, drejtori i klinikës për Toksikologji Andon Çibishev thotë se ne klinikën e tij, është sjellë një pacient në rrezik për jetën, aktualisht, në reanimacion.
“Nga disa klinika të caktuara janë kthyer pacientë që vuajnë nga sëmundje kronike, shëndeti i të cilëve është përkeqësuar në mënyrë akute. Megjithatë, pas përkeqësimit akut, paraqitet çrregullim i ritmit të zemrës, e cila përbën komplikim dhe rrezikim të jetës. Pacienti, pa u kontrolluar, është dërguar tek ne, në gjendje shumë të vështirë dhe me përpjekje maksimale të ekipit tonë në ambulancë, është vendosur në reanimacion, dhe është dërguar në Klinikën e Kardiologjisë ku po mbahet për kurim”, u shpreh Andon Çibishev, drejtor i klinikës së Toksikologjisë
Sipas Drejtorit të Klinikës së Toksikologjisë, Çibishev, pacientët në ambulanca në 10 ditët e fundit është rritur për 250 për qind.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Greva, mjekët do ta padisin inspektoratin"