Lajmet e Fundit

Inspektorët gjenë parregullsi tek mjekët grevistë

By Unknown - 12/5/12


Sipas kontrolleve të zbatuara nga Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë, në Qendrën Klinike dhe në spitalet klinike në Tetovë, Manastir dhe Shtip, është vërejtur mungesë e respektimit të dispozitave ligjore nga mjekët grevist. Si shembull, ata përmendën klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkup ku janë anuluar operacione ndaj 5 pacientëve me sëmundje malinjë. 
“Instituti shtetëror i Shëndetësisë mori vendimin me të cilin ngarkon klinikat që të sigurojnë funksionimin minimal të çdo reparti në mënyrë që ambulancat të jenë të hapura nga ora 8 deri në ora 11 çdo ditë, prej të hënës deri të premten”, tha Xhevdet Shaqiri, Drejtor i Institutit Shtetëror të Shëndetësisë
Për këtë qëllim, brenda 3 ditësh, drejtorët duhet të mundësojnë kryerjen e operacioneve ndaj personave të sëmurë, dhe për çdo operacion, duhet të informojnë Inspektoratin.
“Në nenin 287 të ligjit për mbrojtje shëndetësore, thuhet se nëse nuk zbatohet urdhri nga ana e drejtorit, në kushte të grevës, ai ka të drejtë për procedurë disiplinore madje edhe për largim nga puna”, tha Vera Menkovska, Institutit Shtetëror të Shëndetësisë
Drejtori i Inspektoratit tha se inspektorët në disa raste kanë qenë penguar me forcë dhe në mënyrë vulgare të kryenin punën e tyre inspektuese, dhe në shumë raste, mjekët nuk kanë dashur të bashkëpunojnë me ta. Ndërkaq, mjekët e kësaj sindikate edhe sot u mblodhën në protesta para ministrisë së shëndetësisë. Ata reaguan ndaj deklaratës së djeshme të drejtorit të Klinikës së Toksikologjisë, i cili tha se në klinikën e tij janë dërguar pacientë në gjendje të rëndë për jetën.
“Sa i takon deklaratës së tij, se kishte pranuar pacient me aritmi zemre, pacienti në fjalë duhet të trajtohet në klinikën e toksikologjisë dhe kardiologjisë, klinika që nuk janë në grevë, prandaj pacientin lirisht kanë mundur ta dërgojnë atje ku duhet të trajtohet”, tha  Maja Mojsievska, anesteziolog, SPQK
Sot në protesta dolën edhe mjekët e Spitalit të Qytetit “8 Shtatori”  ku punojnë vetëm ekipet e kujdestarisë. Me qëndrim doli edhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti. Sipas tij, askush nuk guxon të kontestojë të drejtën e grevës, por me ligj është parashikuar se duhet të kihet kujdes dhe të sigurohet minimumi i shërbimeve, në mënyrë që qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje shëndetësore.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Inspektorët gjenë parregullsi tek mjekët grevistë"

Leave a Reply