Investimet e huaja, 44 milion euro për 9 muaj
By Unknown - 12/4/12
Që nga fillimi i vitit deri në shtator, në Maqedoni kanë hyrë 44.2 milionë euro investime të huaja direkte. Kështu bëri të ditur Banka Popullore. Sipas të dhënave, në tremujorin e fundit, pati investime në shumën 28.3 milionë euro. Tremujori i dytë nuk ishte i suksesshëm madje nuk i kaloi as 1 milion eurot, ndërsa tre mujori i parë ishte shumë i suksesshëm, me 71.7 milionë euro. Kjo rënie e investimeve të huaja direkte është një alarm serioz, nëse merret parasysh se në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar kishte 231.2 milionë euro, ndërsa viti i kaluar u mbyll me një investim të përgjithshëm të huaj në vlerë prej 336.7 milionë eurosh. Parashikimet e rritjes së Prodhimit të Përgjithshëm Vendor për këtë vit, Banka Popullore i mbështet mbi dy baza, investimet kapitale të brendshme dhe investimet e huaja direkte.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for " Investimet e huaja, 44 milion euro për 9 muaj"