Lajmet e Fundit

Zjarri në Treskavec nën kontroll, por nuk është shuar

By Unknown - 2/4/13


Zjarri që sot pasdite që e kaploi manastirin Treskavec është vënë nën kontroll, por akoma nuk është shuar.

Sipas Qendrës për ballafaqim me kriza në Prilep në terren janë dhe po e shuajnë zjarrin tre helikopterë të ARM-së, njësiti për shuarjen e zjarrit i Prilepit, një automjet i njësitit për shuarjen e zjarrit i Manastirit, si dhe nga ndërmarrjet publike.
Në apelin e Qendrës për menaxhim me kriza për ndihmë tani më kanë dalë në ndihmë 200 prilepas dhe banorë të vendeve përreth.
-Nuk ka rrezik për kishën e cila është në qendër të kompleksit të Manastirit, por konaqet nuk kanë mundur të shpëtojnë, thotë zëdhënësi i Qendrës, Vllatko Koteski.
Për shkak të zjarrit i cili e kaploi kompleksin e Manastirit Treskavec kryetari i komunës së Prilepit, Marjan Risteski për nesër në orën 11 konvokoi seancë të jashtëzakonshme të Këshillit ekonomik, prej orës 12 dhe seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të komunës.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Zjarri në Treskavec nën kontroll, por nuk është shuar"

Leave a Reply