Lajmet e Fundit

Kontejnerë nëntokësorë në qendër të Shkupit

By Unknown - 2/4/13


Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetarët e komunave të Qendrës dhe Çairit Koce Trajavovski, Vladimit Todoroviq, Izet Mexhiti dhe drejtori i NP "Higjiena komunale" Rakip Doçi sot e promovuan sistemin për vendosje të kontejnerëve nëntokësorë për derdhjen e mbeturinave komunale në rr. "Maksim Gorki", komuna e Qendrës.

qendra-shkup240
Sistemi që shfrytëzohet për nxjerrjen dhe lëshimin e kontejnerëve, respektivisht për zbrazjen e tyre është në forcë hidraulike dhe është njëri prej sistemeve më bashkëkohor në rajon. Kontejnerët nëntokësorë që vendosen në Shkup janë nga firma "Atrik" nga Sllovenia dhe janë me vëllim prej 3 metra kub.
Trajanovski theksoi se vendosja e 50 kontejnerëve nëntokësorë në 15 lokacione, 14 lokacione në komunën e Qendrës dhe një në komunën e Çairit, te supermarketi "Vero" do të kontribuojë për modernizimin e sistemit për deponim dhe ngritje të mbeturinës komunale dhe për përmirësimin e higjienës publike në qytet.
Bartës i projektit për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë është NP "Higjiena komunale", ndërsa afati për përfundim është fundi i muajit mars. Për këtë projekt janë ndarë 33 milionë denarë, nga 10 milionë nga Qyteti i Shkupit dhe komuna e Qendrës, ndërsa 13 milionë nga NP "Higjiena komunale".
Kontejnerët nëntokësorë do të vendosen edhe në komuna tjera, në tre lokacione në Çair, për çka tani më është shpallur tender dhe në tre lokacione shtesë në Kisela Vodë.
Doçi tha se ideja për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë është e kryetarit të komunës së Qendrës Todoroviq, të cilën e ka pranuar Qyteti i Shkupit dhe "Higjiena komunale". Sipas tij, tani Shkupi po merr mënyrë moderne të menaxhimit me mbeturina, ndërsa qytetarët e Shkupit fitojnë higjienë më të madhe. Nuk do të ketë erë të keqe dhe nuk do të ketë mbeturina të hedhura nëpër rrugë.
Ai tha se në kontejnerët nëntokësorë ka udhëzim për përdorim dhe apeloi deri te qytetarët që të mos hedhin materiale të cilat mund të shkaktojnë zjarr ose t'i dëmtojnë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Kontejnerë nëntokësorë në qendër të Shkupit"

Leave a Reply