Lajmet e Fundit

Ramushi “Qytetar Nderi” i Tetovës

By Unknown - 2/4/13


Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Tetovë u nderua me titullin "Qytetar Nderi".
Nga ana tjetër, njeriu i parë i ish forcave të sigurisë maqedonase Stojançe Angelov me disa antarë nga partia e tij “Dinjiteti”, duke protestuar ka kërkuar sot nga Qeveria që të ndërmerr të gjitha masat ligjore për të mos lejuar shpalljen e Ramush Haradinaj si qytetar nderi të Tetovës.
Ai tha se Haradinaj ka luftuar kundër maqedonasve në vitin 2001 ndërsa vendimi i komunës është anti-ligjor sepse nuk ka respektuar parimin e Badenterit.
-E pyesim VMRO-DPMNE-në se pse çdoherë kur hasim në kësi raste të pa këndshme me ekstremistët shqiptarë, ne hasim në vesh të shurdhër.


Ai i shoqëruar nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi ka vizituar varrin e ish kryetarit të nderit të PDSH-së Arben Xhaferi.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Ramushi “Qytetar Nderi” i Tetovës"

Leave a Reply