Me ndihmë shtetërore 930 të papunë do të fillojnë biznes personal
By Unknown - 2/4/13
Nëntëqind e tridhjetë persona të papunë do ta kenë mundësinë që të fillojnë biznes personal përmes Programit për vetëpunësim, për të cilën sot shpalli thirrje Agjencia për punësim.
Personat të cilët do të aplikojnë fitojnë nga shteti 185.000 denarë si mjete të pakthyeshme për furnizimin e pajisjeve dhe repromaterialeve dhe 16.897 denarë për trajnime bazë për udhëheqjen e biznesit dhe regjistrimit, gjegjësisht 201.897 denarë.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski në konferencë për shtyp me drejtorin e Agjencisë për punësim, Vllatko Popovski njoftoi se personat e papunë të cilët do të aplikojnë do të marrin mbështetje për realizimin e biznes idesë së tyre përmes sigurimit të trajnimit me këshillim për përpunimin e biznes planit dhe trajnimit për planifikim dhe menaxhim me biznes, që do të zgjasë pesë ditë.
Gjatë viteve të kaluara trajnimet të cilat janë zbatuar për Programin për vetëpunësim kanë zgjatur dy ditë, ndërsa sipas Ristovskit numri i rritur i ditëve për trajnim tani duhet të sigurojë cilësi më të lartë të biznes planeve.
Për programin për vetëpunësim, i cili është pjesë e Planit Operativ për masa aktive për punësim për vitin 2013, theksoi ministri Ristovski, në periudhën e kaluar ka ekzistuar interesim i madh. Vitin e kaluar për 900 vetëpunësime kanë aplikuar 4.783 persona. Nga viti 2007 bashkë me vitin e kaluar deri më tani janë regjistruar 4.840 biznese të reja.
Planet operative të deritanishme gjashtëvjetore, njoftoi ministri resor, kanë përfshirë më shumë se 45.000 persona, një pjesë me punësime të drejtpërdrejta dhe angazhime me punë, një pjesë me trajnime dhe punë praktike për përmirësimin e aftësive të tyre të punës me qëllim të lehtësimit deri te qasja e tregut të punës.
Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim, prej 4.840 personave të cilët janë punësuar përmes Programit për vetëpunësim 75 për qind akoma janë në marrëdhënie pune.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Me ndihmë shtetërore 930 të papunë do të fillojnë biznes personal"