Treshja e Shkëndijës, Nexhipi, Ejupi, Berisha ftohen në kombëtaren e Maqedonisë
By Unknown - 12/4/12
Tre futbollistë të Shkëndijës së Tetovës, Nderim Nexhipi, Muzafer Ejupi dhe Sedat Berisha janë përfshirë në listën e selektorit të reprezentacionit të Maqedonisë në futboll për ndeshjen përgatitore kundër Polonisë më 14 dhjetor në Antali të Turqisë.
"Lajm" një ditë më herët njoftoi se Nexhipi do të jetë i ftuar, kurse paralajmëroi edhe emra të tjerë, që sot arritëm t'i konfirmojmë. Emërorja e futbollistëve do të publikohet të martën në ora 12:30 minuta, ku do të dihen edhe emrat e të tjerëve për sfidën përgatitore, ndërsa do të jepen edhe hollësi të tjera rreth asaj se si do të rrjedhin stërvitjet deri në zhvillimin e ndeshjes.
Në listën e Çedo Janevskit do të gjenden plotë 21 futbollistë të kampionatit vendor, ndërsa nëse në dy javët e fundit ndodh të lëndohet ndonjë lojtarë i ftuar, atëherë do të ftohen emra të rinj. Nga Federata e futbollit të Maqedonisë njoftohemi se të enjten planifikohet të ketë një konferencë për media nga ana e selektorit Çedo Janevski enkas për miqësoren me Poloninë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Treshja e Shkëndijës, Nexhipi, Ejupi, Berisha ftohen në kombëtaren e Maqedonisë"