Lajmet e Fundit

MUHAMED ALI SHPALLET “MBRET I BOKSIT”

By Unknown - 12/4/12

Legjenda Muhamed Ali edhe zyrtarisht është shpallur “mbret i boksit”.  Njëri nga boksierët më të mëdhenj në botë Muhamed Ali, për “mbret” të boksit u shpall në konventën e 50 të Federatës Botërore të Boksit e cila u mbajt në Kankun. Në fakt Muhamed Ali në Meksikë u paraqit në shoqërim të bashkëshortes së tij Loni dhe nga të pranishmit në këtë konventë u prit me ovacione të shumta. Në mesin e atyre që morën pjesë në këtë inaugurim ishin emra të shumtë  të boksit si:- Vitali Kliçko, Hulio Cezar Çavez, Saul Kanelo Alvarez e Serxhio Martinez. Krahas  mbajtjes së ceremonisë për shpalljen e tre herë kampionit të botës në mbret të boksit, iu dorëzua edhe brezi I Dijamantit, ndërsa për herë të parë u emetua edhe filmi I cili I kushtohej kampionit të madh Muhamed Ali. Kurorën e mbretit, legjendës së gjallë të boksit ia dhuroi Vitali Kliçko. Numri një  i boksit botëror, Hose Sulaiman, pas dhënies së kurorës Muhamed Alisë, tha se kjo ishte vetëm një nga mënyrat me të cilat VBC dëshiron ti falënderohet boksierit të madh. Muhamed Ali që nga viti 1984 po vuan nga sëmundja e Parkinsonit e cila dukshëm, ka ngadalësuar lëvizjet shpërthyese të cilat i posedonte kampioni i madh

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "MUHAMED ALI SHPALLET “MBRET I BOKSIT”"

Leave a Reply