Shkup: Muzikë maqedonisht por edhe shqip në koncertin e Vitit të Ri
By Unknown - 12/31/12
Tradicionalisht, sonte në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të organizohet koncert për natën e ndërrimit të viteve. Në këtë koncert do të ketë muzike maqedonase, por do të këndojnë edhe këngëtarë shqiptarë.
Në pritjen e vitit 2013 në qendër të Shkupit do të këndojnë Adelina Tahiri, Dani, Beni, Nokaut, Tamara Todevska, Robert Sazdov, Toni Zen dhe dixhej t ë ndryshëm.
Koncerti do të fillojë në ora 20:00, kurse pritet të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit. Në mesnatë mbi kryeqytet do të lëshohen një sërë fishekzjarresh.
Do të vednosen edhe ekranë të mëdhenj në të cilin të gjithë vizitorët nëpërmjet SMS porosive do të mund t’i publikojnë porositë e tyre për Vititn e Ri.
Paraprakisht për më të rinjët dhe fëmijët janë parapraë shfaqje teatrale dhe fotografi me Babagjyshin. Policia dhe nga Qyteti i Shkupit apelojnë që qytetarët t’i shmangin pushkaliqet me qëllim që të mos pëspjnë ndonjë lëndim eventual.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Shkup: Muzikë maqedonisht por edhe shqip në koncertin e Vitit të Ri"