Lajmet e Fundit

Monedhat prej 50 deni tërhiqen nga qarkullimi

By Unknown - 12/31/12


Monedhat prej 50 deni tërhiqen nga qarkullimi. Valuta më e ulët vendore prej nesër do të jetë një denar.

Përmbyllja e llogaritjes përfundimtare në qarkullimin pagesor të gatshëm dhe jo të gatshëm dhe në librat afaristë do të kryhet në mënyrë që shuma deri në 49 deni do të anashkalohet, ndërsa shuma prej 50 deri në 99 deni do të rrumbullaksohet një denar.
Me këtë do të thjeshtohet mënyra e përllogaritjes gjatë kryerjes së transaksioneve në qarkullimin pagesor të gatshëm dhe jo të gatshëm.
Këmbimi i monedhave prej 50 deni bankat do ta kryejnë deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Pas kësaj periudhe do të kryhet në Bankën Popullore. Monedhat prej 50 deni në qarkullim janë të rralla. Ato janë më të vogla se ato prej 1 denari, me ngjyrë të ngjashme dhe lëshimi i tyre i parë nga viti 1993 e ka përfshirë edhe diellin e stilizuar me 16 rreze dhe paraqet pulëbardhë duke fluturuar.
Prej nesër në qarkullim do të jenë monedhat prej 1, 2, 5, 10 dhe 50 denarë dhe kartmonedha prej 10, 50, 100, 500, 1000 dhe 5000 denarë. Si mjet pagesor në Republikën e Maqedonisë denari fillon të shfrytëzohet nga viti 1993. Paraprakisht nga viti 1991 janë shfrytëzuar bono me vlerë

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Monedhat prej 50 deni tërhiqen nga qarkullimi"

Leave a Reply