Disa të vrarë nga shpërthimet në Irak
By Unknown - 12/31/12
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimet në Irak.
Shtatë anëtarë të një familjeje janë vrarë kur bomba ka goditur shtëpinë e tyre në qytetin Musajab, në jug të Bagdadit, raportojnë mediat.
Burimet zyrtare thonë se viktimat janë qëlluar për shkak se kanë qenë myslimanë shiitë. Sulme vdekjeprurëse kanë ndodhur edhe në qytetet Hilla dhe Kirkuk.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për to.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Disa të vrarë nga shpërthimet në Irak "