Brahimi: Situa në Siri – shumë e keqe
By Unknown - 12/31/12
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të pranojë propozimin për fundin e konfliktit në këtë vend.
Brahimi, i dërguar i Kombeve të Bashkuara dhe i Ligës Arabe, ka thënë se plani bazohet në një nismë të dështuar të paqes, për të cilën është arritur marrëveshje në muajin qershor, në Gjenevë.
Propozimi, i cili bën thirrje për armëpushim dhe krijimin e një qeveri të re, nuk sqaron fatin e presidentit të vendit, Bashar al-Assad – një lëshim ky që ka ngritur kundërshtime në mesin e opozitës siriane, por edhe më gjerë, transmeton Rel.
Brahimi, megjithatë, ka bërë thirrje për hapa urgjentë, duke e përshkruar situatën në Siri si shumë të keqe.
“Situata në Siri është shumë, shumë e keqe dhe dallimet janë në rritje”, ka thënë ai.
Konflikti ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë ka lënë mbi 44,000 njerëz të vrarë.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Brahimi: Situa në Siri – shumë e keqe"