Zgjidhen fotografitë më të mira të ARM
By Unknown - 2/4/13
Janë zgjedhur fotografitë në temë "Armata e Republikës së Maqedonisë në promovimin e paqes, reformave, integrimeve euroatlantike dhe mbijetesës" të cilat janë paraqitur në konkursin që e shpalli Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.
Vendin e parë e fitoi fotografia "Dielli" e Sllobodan Gjuriqit, vendi i dytë i takoi "Mbijetesë me ujqërit" e Maja Zlateska, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Naqe Batev për fotografinë "Mbijetesë me renxherë" dhe Mirko Ordev për fotografinë "Pritja e paqeruajtësve".
Fotografitë e arritura do të jenë pjesë e Monografisë që do ta paraqesë Ministria e Mbrojtjes, dedikuar Armatës së Republikës së Maqedonisë në promovimin e paqes, demokracisë, përpjekjeve të saj për reforma dhe proceset për integrimin euroatlantik, përderisa çmimet e fotografive të shpërblyera do t'u dorëzohen në solemnitet të veçantë.
Fotografitë e shpërblyera dhe pjesa tjetër e fotografive të arritura në konkurs do t'i prezantohen opinionit përmes ekspozitës së fotografive në funksion të promovimit të Armatës, vlerave dhe sfidave në mbrojtjen dhe sigurinë e shekullit 21.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Zgjidhen fotografitë më të mira të ARM"