Lajmet e Fundit

Rrihet për vdekje futbollisti i Newcastle-it

By Unknown - 2/4/13

Futbollisti i Njukastëll, Deni Simpson, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm i shtrirë në një trotuar pa ndjenja. Sipas britanikes “The Sun”, futbollisti kishte patur një zënkë në një restorant me një klient tjetër.
Dëshmitarët thanë se ishte Simpson ai që qëlloi i pari personin ende të paidentifikuar, duke e shtrirë atë në tokë. Më pas ai nisi të largohej drejt një taksie, por ishte dikush tjetër që e nxorri me dhunë prej saj duke e goditur me grushte. Ai qëndroi i shtrirë e i gjakosur në trotuar për rreth 15 minuta deri sa mbërriti ambulanca, e cila e çoi në spital. Një dëshmitar tha se Simpson, përveçse ishte rrahur keqazi, ishte edhe i pirë. Simpson është i dashuri i këngëtares së njohur Tulisa, e cila në momentin e ngjarjes gjendej në Spanjë me pushime.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Rrihet për vdekje futbollisti i Newcastle-it"

Leave a Reply