Lajmet e Fundit

Izraeli i arrestoi 25 pjesëtarë të Hamasit

By Unknown - 2/4/13

Ushtria e Izraelit thotë se i ka arrestuar 25 pjesëtarë të Hamasit gjatë natës së kaluar në Bregun Perëndimor. 

Një zëdhënëse e ushtrisë, e cila ka njoftuar për këto arrestime, që janë bërë sot, nuk ka dhënë më tepër detaje.
Por, Qendra për të Drejtat e Njeriut Ahrar, me seli në Ramallah, tha se ndër të arrestuarit janë edhe tre ligjvënës palestinezë: Ahmad Attoun, Hatem Qfeishe dhe Muhammad al-Tul.
Hamasi dhe grupe për të drejta të njeriut thonë se fushata e arrestimeve e Izraelit synon shkatërrimin e përpjekjeve për pajtim ndërmjet lëvizjes radikale islamiste Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, dhe rivalit kryesor të saj, Partinë Fatah të presidentit Mahmud Abbas, e cila qeverisë në Bregun Perëndimor. /REL/Alsat-M

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Izraeli i arrestoi 25 pjesëtarë të Hamasit"

Leave a Reply