Vdiq Nga Të Ftohtit Pa E Ditur Se Ishte Milioner
By Unknown - 1/2/13
I pastrehu gjashtëdhjetëvjeçar Timoty Henri Gray nga Vajomingu vdiq nga të ftohtit duke mos ditur se ishte njëri nga trashëgimtarët e pasanikes Hadget Clark, e cila vdiq para dy vjetësh.
Hadget ka qenë trashëgimtare e themeluesit të Las Vegasit William Clark, e cila vdiq në moshën 104 vjeçare.
Meqë nuk kishte pasur trashëgimtar, gjyqi pasurinë ua ndau 19 kushërinjve të saj të largët. E njëri nga ta edhe Gray të cilit i kishin takuar 19 milionë dollarë.
Gray u zhduk pas vdekje së nënës para 2- vjetësh, thonë vëllezërit dhe motrat e tij dhe që atëherë ata nuk kanë ditur gjë për të, transmetojnë mediet.
Gray ishte stërnip i Willaiam Clakrkut e Hadget ka qenë më e vogla nga shtatë fëmijët e tij.
Ajo që nga vitet e 30 –ta të shekullit të shkuar u tërhoq nga jeta publike dhe fundin jetës e prit në një banesë luksoze e rrethuar me kukulla.
Pas vdekjes së saj u gjetën dy porosi, ndërsa beteja gjyqësore rreth pasurisë së saj 300 milionë dollarë zgjati një kohë të gjatë.
Në njërën nga porositë shkruante se pas vdekjes pasuria duhej të ndahej me pjesëtarët e familjes e në tjetrën shkruante se paratë nuk bënte assesi të përfundonin në duar të tyre.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Vdiq Nga Të Ftohtit Pa E Ditur Se Ishte Milioner"