Paparaci vdes duke ndjekur Bieberin
By Unknown - 1/2/13
Një paparac, i cili ndiqte për të fotografuar yllin me famë botërore Justin Bieber, është shkelur për vdekje nga një veturë në Los Angeles.
Fotografi kishte ndjekur Ferrarin e këngëtarit 18-vjeçar, dhe është goditur nga një veturë në autostradë, derisa kthehej te automjeti i tij pasi kishte bërë fotografitë, edhe pse Biber nuk kishte qenë në veturën e tij.
Personi kishte marrë lëndime të rënda dhe kishte vdekur në spital shpejt pas aksidentit, që ndodhi të martën mbrëma.
“Derisa unë nuk isha i pranishëm e as i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aksidentin tragjik, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e viktimës”, ka thënë në një deklaratë idhulli i tinejxherëve.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Paparaci vdes duke ndjekur Bieberin"