Lajmet e Fundit

MOURA MË NË FUND ARRITI NË PSG

By Unknown - 1/1/13

Futbollisti brazilian Lukash Moura, të martën edhe zyrtarisht u bë futbollist i skuadrës së Pari Sen Zhermen, pasi firmosi kontratë katër vjeçare.


Kështu Moura, vetëm po vazhdon koloninë e futbollistëve brazilian si Raio, Leonardo dhe Ronaldinjo, të cilët me sukses luajtën në stadiumin “Parku i  princave”. Pikërisht Leonardo i cili është drejtor sportiv  i PSG-së, ka merita të mëdha që  përfundimisht i tha  “PO”, skuadrës nga kryeqendra franceze dhe nuk u transferua në Mançester Junajted.  Marrëveshja mes ekipit dhe futbollistit, e cila kap shifrën e 40 milion euro dhe plus shpërblimet shtesë për 5 milion euro, është arritur verën e shkuar, por futbollisti brazilian firmën e hodhi sot. Mauras iu lejua që me skuadrën e tij Sao Paulo, të përfundojë sezonin. Moura dhe PSG kanë firmosur kontratë për 4.5 vjet.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "MOURA MË NË FUND ARRITI NË PSG"

Leave a Reply