Lajmet e Fundit

Kosova nis zbatimin e regjimit të vizave

By Unknown - 1/3/13

Në vendkalimet kufitare të Kosovës ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për futjen e vizave për shtetasit e 87 vendeve të botës. 
Në mesin e qytetarëve që duhet të kenë viza për të hyrë në Kosovë, janë ata të Rusisë, Kinës dhe Indisë.
Megjithatë, regjimi i vizave nuk vlen për pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën: Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Autoritetet kosovare kanë thënë se zbatimi i këtij vendimi, që nga ditët e para të fillimit të vitit, do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në vend.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Kosova nis zbatimin e regjimit të vizave"

Leave a Reply