Diabeti shkakton verbërinë
By Unknown - 1/2/13
Rreth 85% e personave që vuajnë nga diabeti pësojnë ndryshime, ndërsa që pesëdhjetë persona nga 100.000 të prekur nga diabeti e humbin shikimi.
Personat që vuajnë nga diabeti shpeshherë kanë probleme oftalmologjie. Problemet më të shpeshta janë ato që përcillen me ndryshime dhe rënie në mprehtësinë vizuale, e në rastet më të këqija edhe me humbjen e shikimit.
Verbërimi mund të shfaqet te diabeti i llojit l, pas pesë e më shumë vitesh që nga fillimi i sëmundjes, ndërsa te diabeti i llojit 2, mund të lajmërohet në të gjitha fazat. Kjo ndodh pasi që vlera e sheqerit e ngritur për një kohë të gjatë ndikon në dëmtimin enëve të gjakut. Kur ndryshimet e para shfaqen në retinë të sëmurit nuk vërejnë kurrfarë dhimbjesh, apo probleme. Dobësimi i shikimit përcillet me lexim të vështirë dhe mjegullim në shikim.
Parandalimi fillon me kontrollin metabolik, mbajtjen në normale të nivelit të sheqerit në gjak, kontrollin e shtypjes së gjakut si dhe yndyrës në gjak. Pacientët që vuajnë nga diabeti për pesë vjet e më gjatë duhet shkuar në kontrolle të rregullta oftalmologjie
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Diabeti shkakton verbërinë"