Lajmet e Fundit

Australi, Babagjyshi erdhi nga oqeani

By Unknown - 1/2/13

Ky babagjysh ka përshkuar një rrugë të gjatë për të arritur nga poli i veriut në plazhet e Australisë, në jug të rruzullit tokësor. Në këtë pjesë të vitit, në këtë kontinent është verë dhe shumë njerëz gjenden rreth plazheve në oqean. Babagjyshi erdhi duke surfuar në dërrasë, ashtu siç është bërë traditë rrugëtimi i tij në Australi. 

“Jemi mësuar që këtu babagjyshi të vijë në mes të verës. Gjithmonë vjen në verë, prandaj nuk është për tu habitur. Këtë vit përsëri erdhi në plazhin Bondi. Është për mrekulli”, u shpreh një turiste.

Vapa e verës aspak nuk e pengoi njeriun plak të veshur me rroba kuq dhe të bardhë që fëmijëve në plazh t’u ndajë dhurata, ndërsa fëmijët prej tij më shumë kërkuan akullore. Në Australi në shumë qytete është traditë që festa e krishtlindjeve të kalohet në ndonjë plazh përreth oqeanit ku këtyre ditëve temperaturat arrijnë deri më 40 gradë celsius. 

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Australi, Babagjyshi erdhi nga oqeani"

Leave a Reply