2012 sjell edhe një sukses për Agim Ibraimin, zgjedhet lojtari më i mirë në Slloveni
By Unknown - 1/1/13
Paraqitjet e mira të Agim Ibraimit në vitin 2012 kanë bërë që ky futbollist këtë fundvit të jetë në qendër të vëmendjes.
Pasi çmimeve paraprake, së fundmi Ibraimi vlerësohet maksimalisht në Slloveni, ku anëtari i Mariborit në zgjedhjen e portalit planetsiol.net fiton çmimin e futbollistit më të mirë të huaj që luan në elitën e futbollit slloven.
Përveç kësaj, Ibraimi u vlerësua futbollisti i tretë më i mirë në Slloveni, ndërsa gjithashtu bën pjesë në formacionin më të mirë të vitit. Ky është çmimi i radhës për Ibraimin, i cili duket se s’ka ndërmend të ndalet në tubimin e mirënjohjeve, pasi paraprakisht FFM-ja e zgjodhi si futbollistin më të mirë në Maqedoni për vitin 2012, ndërsa u shpall edhe sportisti dhe futbollisti më i mirë shqiptarë në Maqedoni në manifestimin tradicional të organizuar nga Klubi Atletikës Studenti dhe Liga e shqiptare e futbolli në Austri.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "2012 sjell edhe një sukses për Agim Ibraimin, zgjedhet lojtari më i mirë në Slloveni"