Vrasje e trefishtë në Shkup
By Unknown - 12/31/12
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur mbrëmë banorët e “Kisella Voda” në Shkup. Sipas informacioneve të para, rreth orës 19 në shtëpinë e saj në rrugën “Georgi Dimitrov” në Shkup është vrarë Violeta N. Për vrasjen i dyshuar kryesor është i fejuari i saj 35-vjeçar.
Vetura e tij ishte e parkuar në vendparkingun e rrugës në fjalë. Kur policia gjeti veturën e markës “Opel Astra”, në brendi kishte edhe një person të vrarë që deri më tani ngel i paidentifikuar. Pak më vonë në afërsi është gjetur edhe trupi i një mashkulli, që sipas policisë bëhet fjalë për vrasësin i cili ka kryer vetëvrasje, njofton Shqipmedia.
Vendngjarja është siguruar nga ana e policisë ku po kryhen hetimet e nevojshme për zbardhjen e rastit. Informacionin e vërtetuan edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për zgjidhjen e plotë të rastit.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Vrasje e trefishtë në Shkup"