Lajmet e Fundit

Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në lagjen Kisela Vodë të Shkupit

By Unknown - 12/31/12

Në lagjen Kisela Vodë të Shkupit mbrëmë vonë ndodhi një vrasje e dyfishtë. G.D e vrau të fejuarën, ndërsa në automjet para ndërtesës së saj ndodhej edhe kufoma e një vajze tjetër identiteti i së cilës ende është i panjohur. 
Sipas informacioneve fillestare, në shtëpinë e saj në rrugën "Georgi Dimitrov" në Shkup është vrarë Violeta N, ndërsa për vrasjen dyshohet i fejuari i saj 35-vjeçar. Automjeti  tij ka qenë i parkuar në parkingun e rrugës. Kur policia e ka gjetur automjetin  me markë "Opel Astra" në të ka pasur edhe një kufomë të vrarë të një femre tjetër. 
Pak më vonë në afërsi të vendit është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli për të cilin policia dyshon se është vrasësi i cili me siguri ka bërë vetëvrasje. 
MPB-ja ka marrë masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në lagjen Kisela Vodë të Shkupit"

Leave a Reply