Lajmet e Fundit

Jarinje, serbët demolojnë pikën kufitare

By Unknown - 12/4/12


Një grup serbësh prej 50 personave kanë demoluar mbrëmë pas mesnate një pjesë të shtëpizave si dhe mjete tjera përcjellëse në pikën kufitare Jarinje, bëjnë të ditura burimet e Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve ka reaguar menjëherë xhandarmeria serbe, ndërkohë që atje në orët e hershme të mëngjesit janë parë edhe krerët ilegal të komunave veriore. Ata po mbajnë të bllokuar pikën kufitare duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve në këtë pikë, ndërsa serbët në veri të Mitrovicës kanë aktivizuar alarmin që nga ora 7.45 për të ftuar qytetarët, që në numër sa më të madh të shkojnë në Jarinje.  Me këto protesta serbët dëshirojnë të përcjellim mesazhin se ata janë kundër vendosjes së kufirit mes dy vendeve në kuadër marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit për të cilën sot në Bruksel bisedojnë kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim  Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Jahjaga dënon dëmtimin e objekteve kufitare në Jarinjë
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e dënon ashpër dhunën dhe dëmtimin e objekteve në vendkalimin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në Jarinjë, nga një grup i qytetarëve të dhunshëm serbë. Dëmtimi i objekteve kufitare dhe dhuna e ushtruar nga grupe të caktuara, që e pengojnë vendosjen e rendit dhe ligjit, është e papranueshme dhe nuk i kontribuon normalizimit të situatës në komunat në veri të Kosovës.

Presidentja Jahjaga thekson se kjo dhunë çon drejt përshkallëzimit të situatës dhe dëmton përpjekjet e institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të garantuar një jetë normale për qytetarët që jetojnë atje.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Jarinje, serbët demolojnë pikën kufitare"

Leave a Reply