Lajmet e Fundit

Hillary Clinton shtrohet në spital

By Unknown - 12/31/12

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është shtruar në një spital të Nju Jorkut pasi dyshohet se ka pësuar një trombozë. 

Gjatë disa kontrolleve, mjekët kanë zbuluar një mpiksje të gjakut për shkak të një dëmtimi cerebral, që ish-zonja e parë mori pasi u rrëzua më 15 dhjetor. 

Clinton, sipas shpjegimeve të zëdhënësit të saj Philippe Reines, i është nënshtruar menjëherë një terapie speciale dhe do të mbahet nën mbikëqyrje për 48 orët e ardhshme. 

“Mjekët po monitorojnë situatën dhe do të vendosin nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje e mëtejshme”, ka sqaruar Reines. 

Që prej fillimit të dhjetorit sekretarja amerikane e Shtetit nuk shfaqet në publik, duke shtuar misteret mbi gjendjen e saj shëndetësore. 

Problemet për Clinton, 65 vjeç, filluan më 10 dhjetor, kur një shqetësim i shkaktuar nga ushqimi e detyroi të anulonte udhëtimin për në Marok, në mbledhjen e grupit Vendet Mike të Sirisë, të mbajtur në Marakesh. 

Më pas, më 15 dhjetor shefja e diplomacisë amerikane u rrëzua teksa ndodhej në shtëpinë e saj për shkak të një të fikëti që erdhi nga dehidratimi, duke pësuar një dëmtim cerebral.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Hillary Clinton shtrohet në spital"

Leave a Reply