Lajmet e Fundit

Studentët dhe OJQ me protesta para ambasadës së Sërbisë në Shkup

By Unknown - 2/5/13


Pollozhani deklaroi se protesta do të jetë gjithëpopullore dhe se pritet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve shqiptarë.
Unioni i Studentëve të USHT-së, OVLUÇK, SHVLUÇK, Shoqata e të burgosurve politik shqiptar në Maqedoni si dhe organizata të tjera joqeveritare ditën e premte (08.02.2012), me fillim në ora 13 do të protestojnë para ambasadës së Sërbisë në Shkup.Sipas kryetarit të SHBPSHM-së Shpëtim Pollozhani , qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i politikës diskriminuese që shteti sërb ka ndaj shqiptarëve, konkretisht ndaj atyre në luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.Pollozhani deklaroi se protesta do të jetë gjithëpopullore dhe se pritet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve shqiptarë të cilët në mënyrë demokratike do të protestojnë në mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në rajonet e diskriminuara.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Studentët dhe OJQ me protesta para ambasadës së Sërbisë në Shkup"

Leave a Reply