Facebook, 7 për qind e profileve janë të rrejshme!
By Unknown - 2/5/13
Facebook ka raportuar se nga 1.06 miliardë përdorues sa ka në total, rreth 76 milionë prej tyre janë profile të rrejshme, të cilat thyejnë rregullat e rrjetit social në një mënyrë ose një tjetër.
Sipas Facebook, janë tri lloje të llogarive të cilat nuk përfaqësojnë përdoruesit ekzistues: llogaritë e dyfishta, ato të paklasifikuara, si dhe llogaritë e padëshiruara.
Së bashku, këto tri lloje të profileve të përdoruesve përbëjnë 7 për qind të totalit të përdoruesve mujor aktivë të Facebook.
Facebook ka deklaruar se vazhdimisht synon të përmirësojë mundësinë e identifikimit të profileve të rrejshme, dhe se përqindja më e madhe e tyre vjen nga vendet në zhvillim, sikurse Turqia dhe Indonezia.
Përdorur i një emri të rremë është kundër politikave të Facebook, prandaj faqja inkurajon përdoruesit e saj të raportojnë shokët që përdorin emra të rremë ose ata që hapin llogari të rreme.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Facebook, 7 për qind e profileve janë të rrejshme!"