Lajmet e Fundit

Moratti konfirmon Stramaccionin

By Unknown - 2/5/13


Pas humbjes me Sienën ka ardhur sërisht rikonfirmimi i Andrea Stramaccioni dhe këtë e ka bërë vetë padroni i Interit Massimo Moratti.
-Kemi një sintoni perfekte me trajnerin por duhet të mbrohemi nga sulmet më afër. Dygolëshi i Mario Balotellit ndaj Udinezes? Do thoja se ishte edhe pak i ndihmuar.
Moratti në këtë mënyrë vazhdon ti besojë projektit që nisi me Stramaccionin në krye duke mbrojtur edhe blerjet e fundit të zikaltërve në merkaton e dimrit duke shprehur simpati për dy serbët por edhe duke mbrojtur Shcelotton.
-Zdravko Kuzmanovic dhe Mateo Kovacic më pëlqyen. Ezequel Schelotto nuk ishte në kondicionin e tij optimal ndaj nuk ishte faji i tij që nuk bëri një figurë të mirë. Por tani duhet të rifillojmë nga të gjitha gjërat e mira që kemi bërë deri në këto momente.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Moratti konfirmon Stramaccionin"

Leave a Reply