Sivjet ngrohje qendrore më të lirë
By Unknown - 2/5/13
"Ballkan enerxhi" kërkon nga Komisioni Rregullator për Energjetikë ta ulë çmimin e ngrohjes qendrore dhe të ngrohë deri në orën 23:30. Kërkesa veçmë është përgatitur dhe është në rrugë drejt Komisionit Rregullator për Energjetikë, i cili do ta ketë fjalën e fundit.
Regullatorë thonë se për përfundimin e procedurës nuk do të duhen më shumë se dy muaj, nëse dokumentacioni i "Ballkan enerxhi" është në pajtim me Rregulloren për furnizim me energji termike dhe dhe Metodologjinë për llogaritjen e çmimit të ngrohjes qendrore, shkruan "Utrinski Vesnik".
Kompania e cila nga fillimi i vitit e furnizon Shkupin me energji termike ka vlerësuar se mund të ofrojë llogari më të vogla se pesë për qind. Për këtë çmim megjithatë, shkupianët do të fitojnë ngrohje dy orë e gjysmë më gjatë. "Ballkan enerxhi" për prodhimin e energjisë termike i shfrytëzontë tre ngrohtoret Perëndim, Qendër dhe Lindje të cilat i merr nga "Toplifikacia" si dhe centrali i gazit "Te-To", që prodhon energji elektrike dhe termike.
Kompania deri te Komisioni Rregullator duhet të ofrojë llogaritje me të cilat do të argumentojnë kërkesën për uljen e çmimit të cilat duhet të jenë në pajtim me Rregulloren dhe Metodologjinë., Për ndryshimin e kohës së furnizimit të energjisë termike duhet të ndryshohet neni i Rregullores i cili tani e kufizon ngrohjen e banesave prej orës 6 deri 21. Në Komisioni Rregullator thonë se një periudhë prej dy muajve do të jetë e mjaftueshme për organizimin e debateve në të cilën duhet ta dëgjojnë mendimin e qytete për iniciativën si dhe mbajtjen e seancave të Komisionit.
"Nëse "Ballkan Enerxhi" maksimalisht e shfrytëzon kapacitetin e "Te-To" atëherë do të mund të ngrohë më gjatë se ora 21, sepse centrali i gazit do të funksionoj 24 orë. Me punën e saj plotësohen rreth 30 për qind nga nevojat për ngrohje të mbi 50.000 familjeve në kryeqytet.
Me ndërtimin edhe të një centrali të gazit me kapacitet të tillë në pjesën tjetër nga qyteti, komentojnë ekspertët, mundet tërësisht të kënaqen nevojat e qytetit.
Deri tani korrigjimi i çmimeve të ngrohjes qendrore kishte vetëm trend në rritje. Shtrenjtimi i fundit ndodhi në gusht të vitit të kaluar, kur Komisioni rregullator për energjetikë lejoi të rritet çmimi për 3,15 për qind për shfrytëzuesit e shërbimeve të "Toplifikacia" dhe për 3,75 për qind për ato që i shfrytëzojnë shërbimet e ngrohtores "Shkup Veri". Si arsye për shtrenjtimin e ngrohjes qendrore ishte theksuar çmimi i lartë i mazutit.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Sivjet ngrohje qendrore më të lirë"