Lajmet e Fundit

Pengohet kontrabanda e stolive me vlerë prej 65.000 eurosh

By Unknown - 2/5/13


Nëpunësit doganorë të aeroportit "Aleksandari i madh" në Shkup dje penguan tentimin për futjen ilegale të 1.600 copë stoli lukzoze argjendi artizanale - filigrani vlera e të cilave në tregun e Maqedonisë arrin 65.000 euro, informoi drejtori i Drejtorisë doganore Vanço Kargov në takimin e sotëm me gazetarë.
-Stolitë janë zbulur te katër shtetas nga Turqia që dje në mëngjes kanë arritur me aeroplanin e kompanisë "Turkish erlajns" nga Stambolli. Pas arritjes  nëpunësit doganorë vunë re se ata sillen në mënyrë të çuditshme dhe jonatyrshëm, kanë pritur gjatë që të marrin bagazhin, ndërsa në momentin kur një nëpunës i doganës ka biseduar me një pasagjer ata shpejt janë drejtuar nga dalja e aeroportit ku kalojnë udhltarët të cilët nuk kanë asgjë për të paralajmëruar. Nëpunësi i doganës i ka ndaluar që të katërt dhe i ka çuar në dhomën e kontrollit në skaner dhe ka zbuluar mallin e paparaqitur, tha Kargov.
Saktëson se bëhet fjalë për stoli prej filigrani i punuar shkëlqyeshëm çmimi i furnizimit të së cilit arrin rreth 32.000 euro. Deri tani, siç tha, stoli me një cilësi të tillë nuk ësht zbuluar në Maqedoni.
Kundër katër shtetasve të Turqisë është parashtruar kallëzim penal, ndërsa stolia e konfiskuar është marrë përkohësisht dhe do t'i dorëzohet Agjencisë për menaxhim me pasuri të konfiskuar. Në bisedën zyrtare personat në fjalë informuan se stolinë duhej ta dorëzonin një personi nga Gostivari, tha Kargov.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Pengohet kontrabanda e stolive me vlerë prej 65.000 eurosh"

Leave a Reply