Lajmet e Fundit

Grabitet Posta Në Shuto Orizar

By Unknown - 2/5/13


Dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur mëngjesin e sotëm ekspoziturën e Postës së Maqedonisë në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Grabitja ka ndodhur sapo e punësuara ka hapur ekspoziturën. 
Ajo u është bindur kërcënimeve të dy keqbërësve dhe u ka dhënë atyre të hollat nga arka, në shumë prej 7000 denarë. 
Grabitësit janë larguar me prenë në drejtim të panjohur, kurse Policia është vënë në ndjekje të tyre.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Grabitet Posta Në Shuto Orizar"

Leave a Reply