Lajmet e Fundit

Hamdi Sopa është vra, arrestohen gruaja dhe dy vajzat

By Unknown - 2/5/13


Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të dyshuar për vrasjen e zyrtarit qeveritar, Hamdi Sopa. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Brahim Sadria, që ka thënë se personat ishin të pranishëm në banesë e të ndjerit në momentin e krimit.

Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite (29 janar 2013), në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit, duke rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij.

Burime të besueshme konfirmojnë se Policia e Kosovës ka arrestuar gruan dhe të dy vajzat e Hamdi Sopës, si të dyshuara për vrasjen e tij. Të dyshuarat janë në mbajtje, ndërsa po gjatë ditës së sotme policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarave, ndërsa ka filluar edhe zhvillimi i hetimeve ndaj të dyshuarave.
Arrestime i të dyshuarave ka pasuar pasi që Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, kishte pranuar sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore raportin e autopsisë, për të ndjerin Hamdi Sopa.
Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.
Me këtë rast Prokuroria njofton se nuk posedon asnjë videoincizim me telefon celular, siç është shkruar në njërën nga gazetat e përditshme në vendin tonë. Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës se as Policia nuk posedon incizime të tilla. Prokuroria bën thirrje opinionit publik, që nëse dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzojë prokurorisë.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Hamdi Sopa është vra, arrestohen gruaja dhe dy vajzat"

Leave a Reply