Ministrat e BDI-së dorëhiqen para zgjedhjeve Lokale
By Unknown - 2/2/13
Ministrat nga radhët e BDI-së që janë kandidat për kryetarë komune, do të japin dorëheqje nga postet e tyre, bëjnë të ditur burime partiake.Deputeti i BDI-së, Arben Labenishti dje ndërmori një hap e tillë i cili është kandidati i BDI-së për komunën e Strugës.Ministrat që pritet të japin dorëheqje janë: Teuta Arifi – Zëvendëskryeministre për evrointegrime, Teuta Arifi, kandidate e BDI-së për Tetovën, ministri i Pushtetit Lokal, Nevzat Bejta, për komunën e Gostivarit, etj. Ndryshime tëtjera priten edhe në eshalonin e zëvendësministrave, për shkak se zëvendësministri aktual i Financave, Nedim Ramizi, do të zë vendin e deputetit, pas dorëheqjes së deputetit Labënishta.BDI tashmë ka nisur bisedimet për zëvendësimin e ministrave në largim, ku në postin e zëvendëskryeministrit për evrointegrime përmenden Fatmir Besimi dhe Ermira Mehmeti, ndërsa në postin e ministrit të pushtetit lokal, Hazbi Lika apo edhe ndonjë kuadër partiak nga dega e BDI-së së Gostivarit.
Nga e kryeministrt Gruevski, bëjnë të ditur se nuk priten ndryshime qeveritare, para zgjedhjeve dhe se ato sipas tyre do të ndodhin vetëm pas zgjedhjeve.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Ministrat e BDI-së dorëhiqen para zgjedhjeve Lokale "