Lajmet e Fundit

Afrohen edhe zgjedhjet të parakohshme parlamentare

By Unknown - 2/2/13


Në Maqedoni përfundimisht mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në pako me ato lokale, informon agjencia e lajmeve INA. Kjo bëhet e ditur nga burime diplomatike evroperëndimore, të cilët nuk shohin mundësinë e arritjes së kompromisit midis dy partive më të mëdha VMRO-DPMNE  në pushtet dhe opozitës maqedonase.

Një burim i afërt ndërkombëtar i ka thënë agjencisë së lajmeve INA se në mungesë të një kompromisi për tejkalimin e krizës politike dhe pjesëmarrjes së opozitës maqedonase në zgjedhjet lokale të 24 marsit, si rrugëzgjidhje po shikohet kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pako me ato lokale, por në një datë të caktuar.

-Nuk ka arsye për zgjedhje lokale pa opozitën maqedonase dhe sigurisht se një situatë e tillë do të ishte shqetësuese, për mungesën e demokracisë. Megjithatë gjasat e mundshme janë që të arrihet një kompromis për zgjedhje të parakohshme dhe ne shohim se edhe tek kryeministri Gruevski nuk ekziston ndonjë hezitim për të mos shkuar në këto zgjedhje dhe për tu përballur njëherë e përgjithmonë me liderin aktual të opozitës maqedonase, thekson për INA, burimi ndërkombëtar.
Kompromisi parashihet që të arrihet duke bërë kompromise për kërkesat e opozitës, e cila ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme të organizohen nga institucione të besueshme dhe me ministra të rinj në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, pastrimin e listave zgjedhore dhe harmonizimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, etj.
Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI janë shprehur kundër zgjedhjeve të parakohshme. Një qëndrim të njejtë kanë shprehur edhe partitë opozitare shqiptare, por duke mos përjashtuar edhe ato zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Opozita maqedonase ka vendosur që të mos heq dorë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se deri tani nuk ka pasur asnjë kompromis me pushtetin aktual për pjesëmarrje në zgjedhjet e shpallura lokale të 24 marsit.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Afrohen edhe zgjedhjet të parakohshme parlamentare"

Leave a Reply