Kosovë: Polici i vetëvrarë hetohej për vrasjen e Xhemajl Mustafës?!
By Unknown - 2/2/13
Familjarët e Ismail Gërbeshit, policit që më 20 janar bëri vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i banesë së tij, i kanë dërguar një kërkesë EULEX-it për të marrë përgjigje nëse ai ishte i hetuar rreth rastit të vrasjes së Xhemajl Mustafës.
Këtë kërkesë familjarët e Gërbeshit e kanë bërë pas qarkullimit të fjalëve se ai mund të jetë duke u hetuar si pjesëmarrës në vrasjen e veprimtarit të LDK-së.
Ibrahim Gërbeshi, djali i agjës së Ismailit, ka mohuar që ia të ketë pasur lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës.
Deri më tash familja Gërbeshi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga EULEX-i./botasot/
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Kosovë: Polici i vetëvrarë hetohej për vrasjen e Xhemajl Mustafës?!"