Lajmet e Fundit

Berat, shfaqet një virus i rrezikshëm tek femijet, 5 vogëlushë në terapi intensive

By Unknown - 2/5/13


Një virus i rrezikshëm, i përhapur ditët e fundit në qytetin e Beratit ka bërë që 5 foshnja 0-2 muajshe të shtrohen në Repartin e Reanimacionit të Pediatrisë Berat në terapi intensive pasi janë në gjëndje të rëndë respiratore,me çrregullime të ritmit dhe të oksigjenimit.
Bluzat e bardha bëjnë me djie se ditët e fundit shfaqur ditët e fundit një virus i rrezikshëm që shoqërohet me komplikacione të aparatit respirator tek fëmijët. Kjo për shkak të virozave stinore që tek fëmijët e porsalindur janë manifestuar me temperaturë të lartë,bllokim në frymëmarrje dhe ndryshime të ngjyrës së lëkurës.
Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, mjeku Vladimir Kumaraku sqaron se fëmijët ndodhen nën kujdesin e mjekëve teksa thote se gjendja e tyre eshte jashte rrezikut per jeten. 
Mjekët bëjnë apel që të kihet kujdes, pasi viroza e shfaqur ditët e fundit është e rrezikshme sepse në të gjitha rastet shoqërohet me komplikacione të aparatit respirator,që janë shumë të vështira për tu kuptuar edhe nga vetë mjekët me anë të dëgjimit nëpërmjet stetoskopit./balkanweb/

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Berat, shfaqet një virus i rrezikshëm tek femijet, 5 vogëlushë në terapi intensive"

Leave a Reply