Lajmet e Fundit

Tiranë, digjen dy banesa të tjera në komunën Shëngjergj

By Unknown - 1/3/13


Vazhdon djegia misterioze e banesave në komunën Shëngjergj të Tiranës. Dy banesa janë përfshirë nga flakët paraditen e së enjtes, për arsye ende të paqarta.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme te konsiderueshme materiale. Kjo nuk është hera e parë që banesat në Shëngjergj marrin flakë në mënyrë të papritur, raporton BalknaWeb.

Rreth 3 javë më parë ekspertët e hetimit dhe parandalimit të zjarreve, si dhe përfaqësues të Policisë së Tiranës kanë kryer një ekspertim të plotë në banesat e djegura në fshatin Derje të Tiranës, dhe kanë dalë në konkluzionin se zjarret janë të qëllimshme.

Policia bën të ditur se ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve që u kanë vënë flakën 12 shtëpive private në më pak se 2 muaj, në komunën Shëngjergj në Tiranë.

Zjarret kanë nisur që në datën 27 nëntor. Me anë të një letre drejtuar televizionit "NEWS 24", banorët e këtij fshati shprehen se pavarësisht denoncimit të vazhdueshëm në komisariatin numër 4, djegia e banesave vijon ende. Banorët kërkojnë që nga ana e institucioneve ligjzbatuese të gjendet një zgjidhje për një problem të cilin ata e konsiderojnë madhor

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Tiranë, digjen dy banesa të tjera në komunën Shëngjergj"

Leave a Reply