Lajmet e Fundit

Shkup, grabiten 120 mijë euro nga një shtëpi

By Unknown - 1/3/13


Rreth 120 mijë euro janë grabitur nga një shtëpi në Shkup, në ditën e ndërrimit të moteve. Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në shtëpinë e B. T., 53 vjeç, i cili ishte gjatë kohë me punë të përkohshme jashtë vendit.

Siç bëhet e ditur nga komunikata e organeve të rendit, grabitësi i panjohur ka hyrë në brendi të shtëpisë përmes tarracës, dhe më pas ka gjetur paratë e fshehura në dy kuti metali të fshehura dhe të mbuluara me tulla qeramike.

Grabitësi në njërën kuti të metalit ka gjetur 50 mijë dollarë dhe 7 mijë euro, kurse në kutinë tjetër 50 mijë euro dhe 40 mijë dollarë.

Siç raporton agjencia INA, grabitja ka ndodhur në lagjen Aerodrom, ndërsa policia ka ndërmarrë masat për zbardhjen e kësaj grabitje.

Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS

0 comments for "Shkup, grabiten 120 mijë euro nga një shtëpi"

Leave a Reply