Rodgers: Suarez, “Messi” i Liverpoolit
By Unknown - 1/3/13
Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, e ka vendosur Luis Suarez në të njëjtin klas me yllin e Barcelonës, Lionel Messi, pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Sundelandit.
Pasi krijoi golin e parë të Raheem Sterling, 25-vjeçari shënoi dy gola në rrjetën e Maceve të Zeza gjatë të mërkurës, për t’ua dhënë tre pikë Redsave dhe për të fituar lëvdatat e radhës.
“Luis ishte sensacional. Shkathtësia e tij për të gjetur hapësira është e jashtëzakonshme. Ai është sulmues i cili duhet të luajë dy ose tre herë në javë në kulm të lojës së tij – një ndeshje në javë nuk është e mirë për të. Ai duhet të luajë”.
“Dhe ju e shihni reagimin që merrni nga ai. Puna e tij kurrë nuk ka rënë. Si Messi, ai është një lojtar i vërtetë ekipor dhe stërvitet çdo ditë”, ka thënë Rodgers për Daily Mirror.
Follow Blogun Tone Ne Twitter, Bëhuni Fans Në Facebook. Stay updated via RSS
0 comments for "Rodgers: Suarez, “Messi” i Liverpoolit"